Drejtori i PSG-së ia ofron Juventusit shërbimet e Neymarit

Sulmuesi i PSG-së, braziliani Neymar mund të përfundoj te Juventusi në këtë aftat kalimtar veror.
Drejtori i ri i parisienëve, Luis Campos, nuk është i bindur te Neymar pas një sezoni jo të mirë që ka kaluar së fundmi.
Sipas asaj që raporton Momblano, Luis Campos i ka ofruar Juventusit mundësinë e transferimit të Neymarit.
Një trasnsferim të tillë do ta dëshironte edhe klubi italian, por paga e lartë e brazilianit mund të jetë një problem i madh.
Mirëpo, nëse Neymar dëshiron të luajë sërish në një ekip të madh dhe në Ligën e Kampionëve, atëherë duhet të ulë kërkesat e tij për pagë./Indeksonline/