75 Mall Live Search
16:49 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Drejtori i PSG tregon se a do të mbetet Icardi në këtë klub

Në një intervistë të dhënë për Sky Italia drejtori sportiv i PSG, Leonardo ka folur për të ardhmen e Mauro Icardit.

Argjentinasi aktualisht është vetëm në formë huazimi mirëpo klubi francez ka mundësi ta blejë atë në fund të sezonit.

‘E ardhmja e tij varet nga ai, ka akoma pesë muaj kohë, por ne jemi shumë të lumtur me të. E ardhmja e tij është në duart e tij”, u deklarua Leonardo.

Mirëpo mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë  deri në fund të sezonit, por PSG duket se është e gatshme ta mbajë futbollistin në klub./Indeksonline/.