75 Mall Live Search
13:50 / E Martë, 13 Korrik 2021 / AR

Drejtori i QKMF-së: Mbi 1 mijë e 500 persona të helmuar në Deçan

Mbi 1 mijë e 500 persona janë helmuar në Komunën e Deçanit nga e shtuna.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha ka thënë për media se mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të helmimit.

Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e pacientëve është e mir.

“Mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar trajtim shëndetësorë që nga e shtuna. 99 për qind e pacientëve kanë marrë shërbime mjekësore. Gjendja e pacientëve është e mirë“, ka thënë ai.