Drejtori i RTK-së deklarohet për debatin mes Gashit dhe Nushit, tregon se a kishte rrahje pas emisionit!

Një diskutim i gjerë u bë mbrëmë lidhur me debatin në mes Tomë Gashit dhe Nol Nushit, ku u raportua se të njëjtit u rrahën pas emisionit.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Drejtori Gjeneral i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati i cili tha se nuk ka pasur përleshje fizike në mes dyshes.
Ai tha se pati tone ofenduese dhe pas emisionit Nushi iu kundërpërgjigj Gashit duke e gjuajtur me ujë, por s’e nuk pati përleshje fizike, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Te nderuar,
Menaxhmenti i RTK mohon lajmet e publikuara ne disa portale
per nje perleshje fizike te mysafireve Tome Gashi dhe Nol Nushi ne studion e
RTK pas debatit.
RTK njofton shikuesit se mysafiret kane vazhduar debatin me
tone ofenduese edhe pas emisionit ku Nol Nushi i eshte kunderpergjigjur duke e
gjuajtur me uje, por se nuk ka pasur perleshje fizike e as goditje ndermjet
tyre.