75 Mall Live Search
15:03 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Drejtori i RTSH-së uron drejtorin e ri të RTK-së, i ofron bashkëpunim

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), Thoma Gëllçi ka uruar drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati për postin e ri.

Në urimin dërguar Kastratit, Gëllçi ka shprehur bindjen se falë profesionalizmit, bashkëpunimit dhe gatishmërisë së dy institucioneve, marrëdhëniet RTSH dhe RTK do të njohin një fazë të frytshme zhvillimi, shkruan Indeksonline.

Gëllci ka ftuar Kastratin për të zhvilluar një vizitë në RTSH dhe për takim dypalësh, për të biseduar për projektet e përbashkëta dhe për të shtyrë përpara bashkëpunimet tjera.

Më poshtë letra e Gëllçit drejtuar Kastratit: