Drejtori i Spitalit në Shqipëri, humb prindërit brenda pak orësh nga COVID-19

Humbin jetën si pasojë e Covid-19 një çift bashkëshortësh në qytetin e Korçës.
Sipas burimeve të Ora News, çifti i moshës 69 – 70 vjeç, ishin infektuar prej dy javësh nga virusi, ndërsa në dy ditët e fundit ishin në intubim në Spitalin Rajonal të Korçës.
Dy viktimat janë prindërit e drejtorit të Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa burime shtojnë se ka qënë nëna e drejtorit të spitalit ajo që ndërroi jetë e para, ndërsa pas pak oresh ndërroi jetë edhe babai.
Të dy kanë ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.
Aktualisht, qarku i Korçës ka 870 raste aktive me Covid-19.