75 Mall Live Search
20:55 / E Premte, 16 Maj 2025 / MSH

Drejtori i Sunny Hill Festival: I publikuam emrat e artistëve dy muaj më herët, i deshi publiku

Drejtori i festivalit “Sunny Hill”, Shpat Begolli, ka folur për më të rejat që kanë sjellë për publikun kosovarë dhe ndërkombëtarë.

Në edicionin e Lajmeve Qendrore në Klan Kosova, ai ka deklaruar se janë gati edhe kanë plotësuar pothuajse të gjithë numrin e artistëve.

“Mirëpo, pothuajse është ‘line-up’ i plotë për këtë vit, edhe kemi shpallë dy muaj e gjysmë më herët siç e ka kërkuar publiku. Natën e parë e kemi Dua Lipën, edhe e kemi  Fatboy Slim në skenën C4, mandej ditën e dytë e kemi Shawn Mandes në ‘main stage’ dhe e kemi Mochakk në C4 ‘stage’. Edhe natën e fundit për krejt ata dashamirët e muzikës elektronike e kemi një super natë ku është Anyma me një super perfomancë dhe përmbyllet me Peggy Gou,”.

“I kemi diku rreth 50 artistë tjerë që janë ndërkombëtar dhe lokal, i kemi ata përkrahësit e përhershëm Ledri Vula dhe Pintat, që na kanë përkrahur çdo vit. Për herë të parë do të jetë edhe Loredanna në Sunny Hill, po ashtu edhe Tayna. Ato do të hapin natën e parë, do të performojnë para daljes në skenë të Dua Lipës dhe Shaën Mendes”, ka thënë Begolli.

Begolli shtoi se për këtë vit në “Sunny Hill Festival” do të jenë më shumë se 70 apo 80 artistë.