75 Mall Live Search
21:05 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Drejtori i Werder Bremen: Gjasat janë ende të mëdha që Milot Rashica të largohet

Drejtori i Werder Bremen, Frank Baumann beson se ende janë gjasat që Milot Rashica të largohet nga skuadra.

“Gjasat janë akoma të mëdha që ai të na lërë. Unë do them kaq”, u shprehë ai pas ndeshjes së sotme të Bremen, transmeton Indeksonline.

Rashica nuk u paraqit as sot për skuadrën gjermane për shkak të një lëndimi që e ka në gju.

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundim të merkatos por sipas Baumann, kosovari ende mund të largohet.

Aston Villa deri më tani ka qenë ekipi që është përfolur më së shumti që të blej Milot Rashicën.

Problemi i vetëm është se asnjë skuadër nuk dëshiron të paguaj 20 milionë euro për kosovarin./Indeksonline/