Drejtori i ZRRE-së: 1 qershori do të jetë data e liberalizimit të tregut

Ymer Fejzullahu, drejtor i ZRRE-se ka reaguar në lidhje me për protestën e bizneseve sot.
Fejzuallahu, thotë se pavarësisht gjithë këtyre kundërshtimeve vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 qershori dhe bizneset do të detyrohen të dalin në treg të hapur energjetik.
“Bordi i ZRRE-së i ka shqyrtuar këto çeështje dhe vendimi është në fuqi ende”, tha ai për RTV21 duke u shprehur se data 1 qershor do të jetë data e liberalizimit të tregut.