75 Mall Live Search
17:52 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / A. A

Drejtori i Zvicrës ngrit dyshime se Liverpooli po gënjen për lëndimin e Shaqirit

Liverpooli ka disa javë që e arsyeton mungesën e Xherdan Shaqirit me lëndim.

Madje, trajneri Jurgen Klopp nuk ka dhënë ende ndonjë datë të përafërt se kur mund të kthehet mesfushori shqiptar në fushë.

Drejtori i kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami ka ngritur dyshime se Shaqiri mund të jetë lënduar.

“Nuk e di çfarë po ndodh me Shaqirin. Ai ka stërvitur me ne normalisht deri në ditën e fundit dhe ka qenë gati për të luajtur kundër Ukrainës. Ne jemi në kontakt me mjekun e Liverpoolit dhe ai nuk na ka dhënë ndonjë informacion specifik për lëndimin e tij” ka deklaruar Tami.

Ndeshja e fundit zyrtare ku ka luajtur mefushori 29 vjeçar, Zvicër – Spanjë e zhvilluar më 14 nëntor.

/Indeksonline/