75 Mall Live Search
23:03 / E Diele, 25 Janar 2026 / F.R

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë, ku si pasojë e erërave të forta ka rënë fasada e një objekti pranë shkollës “Mihal Grameno”.

Sipas njoftimit të Drejtorit të Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, rreth orës 21:00 autoritetet kanë pranuar një telefonatë për rënien e fasadës, e cila ka shkaktuar lëndimin e një personi të rastit, dëmtimin e një veture si dhe rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion.

“Ekipet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me qytetarët kanë pastruar zonën,” ka thënë Mjeku.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ndërsa situata është vënë nën kontroll.

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të erërave të forta që po mbizotërojnë në vend.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/