75 Mall Live Search
14:38 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Drejtori kërcënon gazetarin Kajtaz Gecaj, reagon AGK-ja

Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj kërcënimit të drejtorit të Kulturës në Komunën e Skenderajt, Ramiz Shala, ndaj gazetarit Kajtaz Gecaj.

Në reagim thuhet se AGK-ja e ka pranuar me shqetësim informatën për kërcënim ndaj gazetarit Gecaj dhe e ka ftuar Shalën të distancohet nga kërcënimi.

Image result for kajtaz gecaj

“AGK-ja e fton drejtorin Shala të distancohet nga kjo qasje e patolerueshme dhe në rast se ka pretendime ndaj shkrimeve të realizuara nga Gecaj, t’i ndjekë rrugët ligjore dhe asesi të mos përdorë gjuhë kërcënuese ndaj gazetarit. AGK-ja inkurajon gazetarët që të mos zbrapsen nga kërcënimet e tilla, ndërsa rastet e pengimit në punën e tyre profesionale t’i lajmërojnë gjithsesi edhe në polici”, thuhet në reagmin e Asosacionit të Gazetarëve.