Drejtori konfirmon vdekjen e papritur të kirurgut të njohur kosovar

Drejtori në Kirurgjinë Abdominale, Enver Fekaj, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se papritur ka ndërruar jetë kirurgu dr. Halil Tanaj.
Fekaj, u shprehë se kjo është një humbje e madhe për shëndetësinë e Kosovës.
“Një lajm tronditës, shokues e tepër i trishte vdekja tragjike e kolegut tonë dr. Halil Tanaj! Një humbje e madhe për Kosovën. Një humbje shumë e madhe për shëndetësinë e Kosovës. Një humbje e përmasave të jashtëzakonshme për Kliniken e Kirurgjise Abdominale”, ka thënë Fekaj.
Ndërsa dyshohet se kirurgu Halil Tanaj, ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me rrymë në banesën e tij./Indeksonline/