75 Mall Live Search
21:43 / E Hënë, 13 Mars 2023 / AR

Drejtori njofton se nga ky muaj regjistrimi dhe çregjistrimi i barrës tatimore bëhet online

Drejtori i Kadastrit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku bën të ditur se nga ky muaj regjistrimi dhe çregjistrimi i barrës tatimore do të bëhet online.

Lushaku thotë se këto ndryshime përfaqësojnë edhe lehtësim procedural e administrativ.

“Bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe lokal (Agjenci Kadastrale-Administratë Tatimore-Drejtori e Kadastrit) në kuptimin pozitiv e përmbajtësor sjell gjithnjë rezultate të mira.

Tashmë nga ky muaj regjistrimi dhe çregjistrimi i barrës tatimore do të bëhet ONLINE, pra në mënyrë digjitale. Ndryshimet e tilla në shërbim të qytetarëve përveç se janë domosdoshmëri, të njëjtat përfaqësojnë edhe lehtësim procedural e administrativ”, shkruan ai./Indeksonline/