11:18 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Drejtori Osmanaj jep detaje për rastin e Covid-19, në Istog

Një person në Istog u dërguan në Kliniken Infektive si i dyshuar për COVID-19.

Personi ishte nga Podujeva dhe nuk kishte pasur kontakt me qytetarët në Istog, shkruan Indeksonline.

Si preventivë për këtë i gjithë ekipi mjekësor që kishin kontakt me pacientin u izoluan, ndërsa emergjenca u mbyll deri në dezinfektim, ka bërë të ditur Mujë Osmanaj, drejtor i Shëndetësisë në Istog.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë! Sonte në orët e natës ekipi ynë mjekësor e dërgoi një person nga stacioni i policisë së Istogut në Klinikën infektive si të dyshuar per covid-19!Personi është nga Podujeva dhe nuk ka pasur kontakt me qytetarë nga Istogu! Ne morëm masat e nevojshme në mënyrë që mos të lëmë dilema!Si preventivë ndonëse mjeku ishte komplet i maskuar dhe me veshje adekuate vendosëm që ekipi të izolohet, emergjenca të mbyllet deri në dezinfektim! Puna me pacientë po kryhet në objektin poshtë pra në Mjekësinë familjare! Per çdo gjë do tu njoftojmë me kohë! Ju lutemi të mos bëni panik!