Drejtori Osmanaj: Njerëz si Skënder Ukaj është nder t’i kemi në parlament

Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj përmes një postimi ka përkrahu kandidatin e PDK-së për deputet, Skender Ukaj.
Osmanaj në postimin e tij ka thënë se është nderë se njerëz si dr.Skender Ukaj të na përfaqësojnë në Kuvendin e Kosovës.
“Njerëz si dr.Skender Ukaj është nder të na perfaqësojnë në Parlamentin e Kosovës a në Qeveri!”, kështu ka shkruar Osmanaj.
Skender Ukaj është kandidat i PDK-së për deputet me numër 47./Indeksonline/