Drejtori për Siguri dhe Emergjenca: Pema e rrëzuar pranë RTK-së ishte rrezik për kalimtarët

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, ka thënë se pema e rrëzuar në Prishtinë, në afërsi të Radio Televizionit të Kosovës, ka qenë natyrisht edhe rrezik për kalimtarët.
“Patjetër që ka pasur rrezik për kalimtarët, por për fat të mirë nuk ka të lënduar. Ne kryejmë inspektime të drunjve në qytet dhe vendosim se cilët prej tyre duhet të largohen”, ka thënë ai për EO.