Drejtori që veshi uniformën e zjarrfikësit në Thumanë: Nuk e njoftova familjen, s’ka grua apo nanë që thotë shko…

Mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit të vitit 2019 një tërmet prej 6,4 ballësh goditi fshatin Thumanë në Durrës. Tërmet ky që për pak sekonda shënoi një prej ngjarjeve më të rënda që Shqipëria përjetoi nga fatkeqësitë natyrore.
Autoriteteve shqiptare në ndihmë iu doli edhe Njësia e Zjarrfikësve të Suharekës të cilët kanë qenë në krye të detyrës në Thumanë.
Uniformën e zjarrfikësit e veshi edhe një drejtor komunal në Suharekë. Bëhet fjalë për Enver Shabanin – drejtor i Shërbimeve Publike, Mjedis dhe Emergjencë.
Në një intervistë për Indeksonline, Shabani rrëfeu për intervenimet atje. Ai tregoi edhe që nuk e kishte njoftuar familjen e tij që do të shkonte në Thumanë.
“Kur kemi marrë rrugën bashkë me zjarrfikësit për Thumanë … unë nuk e kom njoftu familjen tem që po shkoj në Thumanë por i kom thanë m’i qitni teshat në rrugë dhe nuk kom shku në shtëpi me u përshëndet me antarët e familjes. Sepse nuk ka gru apo nanë që i thotë fëmijës shko ti në tërmet edhe pse është shumë humane. Pastaj të tjerët më pyetshin a e ke pyet gruan apo nanën. Jo i kom thanë, po ta kisha pyet gruan nuk do të kisha shku atje sepse po te kishte qenë i martuar Kristofor Kolombi, Amerika sot nuk do të ishte e zbuluar se i kish thanë gruja ske nevojë me shku ti, le të shkojnë tjerët..”, u shpreh ai.