Drejtori servil, i vardiset Haki Rugovës, pasi arrestohet për keqpërdorim!

Drejtor i Drejtoratit Komunal të Shërbimeve Publike, Enver Rugova ka shprehur servilitetin e tij ndaj kryetarit të arrestuar të Istogut, Haki Rugova.
Përmes një shkrimi në Facebook, Rugova (vëllai i ish-deputetit Naser Rugova) i ka dal në mbrojtje Hakiut.
“Lisi i fortë, i përballon çdo stuhije. Kryetar, do të vazhdoni me punë të mëdha dhe me suksese të shumta. Jemi me Ty në secilin moment dhe secilën sfidë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Haki Rugova pritet të përballet me drejtësinë për të dytën herë. Policia e Kosovës është deklaruar rreth këtij rasti.
“Mund të konfirmojmë se hetuesit e Drejtorisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, më 9.10.2020, kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria në Pejë iu ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e PK-së. /Indeksonline/