Drejtori sportiv i Atleticos: Alvarez do të qëndrojë
Këtë javë kanë filluar spekulimet për një transferim të mundshëm gjatë verës te FC Barcelona për sulmuesin e Atlético Madrid, Julián Álvarez.
Komentet e bëra nga sulmuesi argjentinas vetëm sa kanë shtuar dyshimet, megjithëse klubi madrilen është i vendosur ta mbajë atë në Riyadh Air Metropolitano.
Drejtori sportiv i Atleticós, Mateu Alemany, do të ketë detyrën për ta mbajtur Álvarezin në klub dhe, sipas raportimeve të së shtunës, ai foli për spekulimet rreth 26-vjeçarit.
“Siç ndodhi edhe me Antoine Griezmann, ai ka kontratë me ne dhe do të jetë me ne. Julián e ka thënë qartë se është shumë i lumtur te Atlético dhe gjithçka që ai thotë po interpretohet në mënyra të ndryshme. Ai ka edhe katër vite kontratë dhe shpresojmë që të vazhdojë edhe më gjatë, madje që kontrata t’i zgjatet. Nuk shoh asnjë lajm te Julián. Nuk ka asnjë problem, është thjesht një tjetër rast kur njerëzit kërkojnë diçka aty ku nuk ka asgjë. Pajtohem me atë që tha trajneri dje. I vetmi lajm janë paraqitjet e tij të jashtëzakonshme”, u shpreh Alemany.
Alvarez, numëron 16 gola në 42 paraqitje me “Los Colchoneros” këtë sezon teksa do të ketë mundësinë të fitojë edhe trofeun e parë me ta, pasi që gjenden në finale të Kupës së Mbretit.

