75 Mall Live Search
21:16 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / G T

Drejtori sportiv i Bayernit e lë në faj Donnarumman: Ka peshë 100 kilogram, kërcen mbi këmbën e Musialas

Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Max Eberl ka komentuar situatën ku Jamal Musiala u lëndua në ndeshjen kundër PSG-së.

Ai i lë fajin portierit italian, Gigi Donnarumma, shkruan Indeksonline

Ishte pikërisht një duel mes lojtarit gjerman dhe portierit të PSG-së, që e la të lënduar Musialan, e që dyshohet për thyrje të kyçit të këmbës.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Eberl pikërisht Donnarumman e ka kritikuar.

“Kur Donnarumma kërcen mbi këmbën e Musialas ndërsa vrapon me shpejtësi, me peshë deri në 100 kilogram, ekziston një rrezik i lartë që të ndodh diçka. Nuk mendoj se e bëri me qëllim, por nuk po tregohej i kujdesshëm”, u shpreh Eberl

/Indeksonline./