Drejtori sportiv i Bayernit me fjalë të mëdha për Kimmich

Joshua Kimmich është shumë pranë vazhdimit të kontratës me Bayernin.
Bayerni, pas vazhdimit të kontratës së Davies dhe Musialës, synojnë që të përfundojnë marrëveshjen edhe me Kimmich, i cili po ashtu është edhe një ndër lojtarët më të rëndësishëm të “Bavarezëve”.
Madje drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl tha disa fjalë të mëdha për 29-vjeçarin, duke e cilësuar si kapiten të ardhshëm pasi që të pensionohet Neuer.
“Ne patëm bisedime shumë shumë të mira me Kimmich për një marrëveshje të re”. Shpresojmë se mund ta mbyllim marrëveshjen e radhës. Ai duhet të bëhet kapiteni i ri pasi Neuer të pensionohet. Kështu që tani shpresojmë ta kalojmë vijën e finishit”, u shpreh Eberl.