Drejtori sportiv i Fiorentinës: Do ta mbroj Montellan deri në vdekje
Drejtori sportiv i Fiorentina, Daniele Prade ka thënë se ai do të mbroj Vincenzo Montella në klub deri në vdekje.
Fillimi i Fiorentina për sezonin ka qenë zhgënjyes. Ata bënë 13 nënshkrime këtë verë, 3 në ditën e afatit. Ata fituan një ndeshje pasi humbën para Napolit javën e parë, e ndjekur nga një humbje ndaj Xhenovës dhe një barazim kundër Juventusit.
Në një intervistë që Prade i dha Radio Deejay, ai foli për Montella dhe e lavdëroi atë.
Ai tha: “Në afat të shkurtër diçka mund të mungojë, është e vërtetë. Por është ajo që duhet të bëjë një ekip që është në ndërtim e sipër, ne jemi një laborator. Është një vit ndërtimi sepse ka 18 lojtarë të rinj.
“Unë do ta mbroj punën e trajnerit tonë deri në vdekjen e tij, ai e bëri seancën e tij të parë stërvitore në 3 shtator.
” Sigurisht, tani duhet të marrim rezultate, por edhe varet nga kalendari, me Napolin keni bërë një paraqitje të shkëlqyeshme pavarësisht humbjes gjithashtu luajtëm mirë edhe me Juventusin” – u shpreh drejtori sportiv i Violas./Indeksonline/