Drejtori sportiv i Werder Bremenit, mahnitet me Milot Rashicën
Milot Rashica është shndërruar në futbollistin më të rëndësishëm te Werder Bremeni.
Mesfushori kosovar që po luan si sulmues te ekipi gjerman, sivjet ka shënuar 3 gola në 5 ndeshje në Bundesligë.
Goli i fundit kundër Bayer Leverkusenit e ka mahnitur drejtorin sportiv Frank Baumann.
“Mënyra se si ai e goditi topin tregon klasin e tij. Kur e ke parasysh që ai shënoi me këmbën e tij të majtë, të cilën e ka më të dobët se të djathtën, kjo do të thotë se Miloti ka cilësi të lartë”, deklaroi Baumanni.
/Indeksonline/