75 Mall Live Search
12:09 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / F.R

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit, shkak muaji i Ramazanit

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar për ndryshime në organizimin e procesit mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit, në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në një postim publik drejtuar nxënësve, prindërve dhe stafit arsimor, ky institucion ka bërë të ditur se orari i mësimit do të fillojë nga ora 07:30. Po ashtu, është vendosur që të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe të reduktohen pushimet e gjata ndërmjet orëve, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, këto ndryshime janë ndërmarrë në respekt të agjëruesve dhe me qëllim të lehtësimit të vijimit të mësimit gjatë kësaj periudhe. Drejtoria ka theksuar se procesi mësimor do të përfundojë më së largu deri në orën 17:00./IndeksOnline/