18:14 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Drejtoria e Bujqësisë në Vushtrri punon edhe të shtunave, fermerë të shumtë aplikojnë për subvencione

Stafi i Drejtorisë së Bujqësisë në Vushtrri ka vazhduar punën edhe në vikend.

Kjo për shkak që t’iu dilet në ndihmë fermerëve të cilët kanë aplikuar për subvencione, shkruan IndeksOnline.

Kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se aplikimi është vazhduar nga Ministria e Bujqësisë deri me datë 14 gusht.

“Dua të falenderoj stafin e Drejtorisë së Bujqesisë ?? për punën e jashtëzakonshme edhe gjatë ditëve të vikendit, duke ju dalur në ndihmë fermerëve lidhur me aplikimin për subvencione!

Fermerët tanë e meritojnë ❤️, ata na ushqejnë me produkte vendore e cilësore!

Aplikimi është vazhduar nga Ministria e Bujqësisë deri me datë 14 gusht!”, ka shkruar ai./IndeksOnline/