15:22 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Drejtoria e Inspekcionit kërkon nga bizneset që të vendosin flamurin e origjinës sipas produktit

Drejtoria e Inspeksionit pranë Komunës së Mitrovicës, njofton të gjitha subjektet afariste se duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-181 “Për Inspektoratin e Tregut” , Ligjin Nr. 06/L-034 ” Për Mbrojtjen e Konsumatorit” neni 16, dhe Udhëzimit Administrativ Nr. 20/2018 “Për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimit të flamurit mbi origjinën e produktit“, kërkon nga bizneset të cilat afarojnë në Komunën e Mitrovicës që të vendosin flamurin e origjinës të produktit sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 20/2018 “Për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimit të flamurit mbi origjinën e produktit .

Madhësia e Flamurit që tregon origjinën e produktit duhet të vendoset në anën e majtë të çmimit të shitjes jo me larg se një centimetër nga çmimi i produktit. Madhësia duhet të jetë në proporcion me çmimin e produktit, në asnjë rast madhësia e flamurit që tregon origjinën e produktit të shtetit nuk duhet të jetë më e vogël se katër centimetra gjerësi dhe dy centimetra lartësi.

Forma e flamurit duhet të jetë drejtkëndore e vendosur në mënyrë të qartë dhe të jetë gjithmonë i dukshëm për konsumatorin dhe duhet të figurojnë flamuri me ngjyrat e vendit përkatës të origjinës.

Në rast se Operatorët Ekonomik nuk zbatojnë dispozitat e cekura më lartë, Drejtoria për Inspekcion do të jetë e obliguar që jo vetëm të shqiptoj masa ndëshkuese konform ligjeve dhe rregulloreve të aprovuara por edhe do të ndërmerr masa ligjore duke ndaluar zhvillimin e veprimtarisë të biznesit, deri në eliminimin e parregullsive në tërësi. Afati për mënjanimin e parregullsive do të jetë deri me 25.01.2019.