75 Mall Live Search
16:32 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Drejtoria e Inspeksionit paralajmëron kontrolle të rrepta në lokalet e Prishtinës

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se nga do të fillojë me inspektime dhe kontrolle në lokalet e Prishtinës.

Tahiri ka shkruar në Facebook se inspektimet do të bëhen në secilin lokal nëse i plotësojnë kushtet e parapara.

“Kushtet në kuzhinë, afatet e mallrave, pëlqimi sanitar, librezat sanitare, kontrata për mbledhje të mbeturinave, shfrytëzimi i hapësirës publike. Inspektime të tilla do të bëhen në secilin lokal”, ka shkruar Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë