Drejtoria e Inspektoriatit sqaron pse u rrëzua shtëpia në Tophane

Një shtëpi është rrënuar sot në Tophane për shkak se nuk kishte leje. Indeksonline ka kontaktuar Drejtorinë e Inspektoriatit në Prishtinë lidhur me këtë aksion.

“Pala ka filluar së ndërtuari objekt pa lejen përkatëse nga organet kompetente me dimensione të përafërta ~ 13,00m x 18,00m, inspektorati i ndërtimit ka ndërmarrë hapat ligjor duke urdhëruar palën me aktvendim të ndërpresë punët ndërtimore dhe të bëjë largimin e objektit pa leje ndërtimore ndërkaq i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e inspektoratit me ç’rast kemi ndërmarrë veprimet tjera ligjore dhe jemi duke bërë rrënimin e objektit pa leje përkatëse” thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspektoriatit në Prishtinë./Indeksonline/