Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës ndan bursat për sportistët

Një lajm i mirë për sportistët e rinj të Komunës së Prishtinës.
Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës, me drejtorin Fitim Rexha, ndan bursat për sportistët me vlerë 1.000 euro.
“Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës për herë të parë ka bërë ndarjen e 20 bursave për sportistët e rinj të moshës 15-21 vjeç me qëllim të motivimit, ndihmesës, rritjes së vullnetit dhe përkushtimit të të rinjëve me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira.
