08:53 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / k.v

Kontrabanda me bagëti Kosovë-Shqipëri, arrestohet një 54 vjeçar

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një shtetas të saj për kontrabandë me bagëti nga Kosova.

Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit është kryer të martën nga policia kufitare në Kukës, transmeton Indeksonline.

“Më datë 12.06.2018, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tropojës”, shtetasi Sh.N., vjeç 54, banues në Tiranë, u kap me fugonin tip “Benz” duke transportuar 10 bagëti të trasha të futur kontrabandë nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

I dyshuari do të ndiqet sipas Nenit 174 të Kodit Penal të Shqipërisë./Indeksonline/