75 Mall Live Search
13:50 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / F.R

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Udhëheqës të lartë nga Garda Kombëtare Ajrore e Ajovës kanë vizituar një skuadron amerikan të ushtrisë dhe drejtues të FSK-së përgjatë një ushtrimi të përbashkët të quajtur “Sentinel Sica” i mbajtur më 10 qershor.

Ata kanë vëzhguar stërvitjen e përbashkët të komunikimit.

“Gjeneral Brigade Mark Muckey, zëvendës gjeneral adjutant, Garda Kombëtare Ajrore e Ajovës; Shefi i Komandës, Rreshter Sara Orwig, shefe e komandës shtetërore; dhe Shefi i Komandës, Rreshter Jason Lehmann, shef i komandës së Krahut 132, vëzhguan stërvitjen e përbashkët të komunikimit të Gardës Ajrore të Ajovës dhe Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe u angazhuan me udhëheqës ushtarakë nga partneri i Programit të Partneritetit Shtetëror të Ajovës, Kosova”, thekson njoftimi.