75 Mall Live Search
09:58 / E Martë, 04 Mars 2025 / L A

Drejtuesi i Betisit: Antony më tha se dëshiron të qëndrojë edhe një vit te Betisi

Ringritjen në formë të Antony nuk e ka menduar çdo kush në futboll.

Braziliani, është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Real Betisin, ku ishte shpallur MVP në disa ndeshje në La Liga.

Mirëpo nuk ishte e njëjta ngjarje disa muaj më parë, i cili shpeshherë ka qenë një objekt talljeje për paraqitjet e tij me Manchester Unitedin.

Në një intervistë për “El Petolazo”, drejtuesi i Betisit, Ramon Alarcon kishte treguar se braziliani i kishte thënë se do të donte qëndronte.

“Ditën tjetër Antony më tha se donte të qëndronte edhe një vit. Lojtari është shumë komod këtu dhe u befasua nga lehtësitë që i dhamë për t’u vendosur në qytet sapo mbërriti”, u shpreh Alarcon.

Antony, te Betisi ka shënuar 3 gola dhe 2 asistime në 7 paraqitje në të gjitha garat./IndeksOnline/