13:54 / E Martë, 12 Janar 2021 / A. M.

Drejtuesit e AKP-së vizituan Brezovicën, zotohen për përmirësim të kushteve!

Drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë vizituar sot Brezovicën.

Pas 20 vjetësh, AKP-ja, ka marrë nën administrim qendrën turistike. Kjo, falë angazhimit te menaxhmentit te AKP-së dhe insistimit të tyre.

Ndërsa, mësohet se shumë shpejt pritet të fillojë menxhamenti, i cili është zotuar se menjëherë pritet të përmirësojë edhe kushtet në qendër.

Stafi i Brezovicës premtoi bashkëpunim dhe falënderuan drejtuesit e AKP-së për kujdesin. /Indeksonline/