Drejtuesit e autobusëve në Gjilan ndalojnë gjithë qarkullimin, kjo është arsyeja!

Ka ndaluar transporti i autobusëve nga Gjilani dhe anasjelltas.
Sot të gjithë drejtuesit e autobusëve në komunën e Gjilanit kanë ndaluar punën, duke i shpalosur kërkesat e tyre që kanë në drejtim të institucioneve të vendit.
Siç mëson Indeksonline ndër kërkesat që kanë drejtuesit e linjave të autobusëve janë ndalimi i funksionimit të taksive ilegale në cilindo drejtim të Gjilanit.

Përpos kësaj të njëjtit kërkojnë kompensim për humbjet që patën gjatë kohës së pandemisë dhe kur atyre nuk iu lejohej lëvizja.
Gjithashtu të njëjtit kanë deklaruar se as inspektorët komunal dhe as drejtuesit e tjera të qytetit nuk janë marrë me kërkesat e tyre dhe kësisoj sot kanë ndaluar punën duke funksionuar asnjë linjë që lidh qytetin me fshatrat apo qytetet tjera./Indeksonline/


