Drejtuesit e Inter takohen me agjentin e sulmuesit të Manchester United
Drejtuesit e Interit janë takuar me përfaqësuesin e Alexis Sanchez, Fernando Felicevich në qytetin e Milanos.
Drejtuesi Sportiv i neroazurëve, Piero Ausilio dhe Beppe Marotta do t’i propozojnë një ofertë fillimisht lojtarit dhe më pas do të takohen me Manchesterin.

Manchester United janë të gatshëm të lënë të lirë kilianin, mirëpo për Interin do të jetë e vështirë të përmbushin kërkesat e futbollistit.
Alexis Sanchez në Angli merr një pagë prej 10 milionë euro dhe italianët nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë se gjysma e kësaj shifre.
Megjithatë në rast largimi të Perisic do të hapeshin mundësitë ekonomike për të bërë këtë lëvizje. /IndeksOnline/