75 Mall Live Search
09:29 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Drejtuesit e Interit ishin në “Old Traford” për të ndjekur yllin e Barçës

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio mbrëmë ishte në “Old Traford” për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Kampionëve në mes të Manchester United dhe Barcelonës.

Sipas mediave italiane ai kishte udhëtuar në Angli për të ndjekur nga afër yllin kroat të Barcës, Ivan Rakitic, shkruan Indeksonline.

Ai mbetet një ëndërr shumë e shtrenjtë , por kontaktet me shoqëruesit e tij mbeten të gjalla dhe nga Barcelona sinjal i duhur për rinovimin e kontratës së tij që skadon në 2021 nuk ka mbërritur ende.

Për të siguruar shërbimet e finalistit të Kupës së Botës, Inter duhet të paguaj më shumë se 70 milionë euro. /IndeksOnline/