Drejtuesit e Juventusit të kënaqur me formën e Veigas

Renato Veiga po kalon një periudhë të mirë te Juventusi.
Veiga, mbrëmë bëri debutimin e tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj PSV Eindhovenit, ku ishte një nga lojtarët kyç në fitoren 2-1.
Për formën e tij të mirë ka folur edhe drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli.
“Jemi shumë të kënaqur me ndikimin e Renato Veiga-s, e njëjta gjë për Kelly. Na duheshin dy mbrojtës”, u shpreh Giuntoli.
Juventusi, kujtojmë se mbrëmë fitoi ndaj PSV Eindhoven me rezultat 2-1, duke qenë një hap larg avancimit në raundin e 1/8-tave./IndeksOnline/