75 Mall Live Search
15:22 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Drejtuesit e KOK-ut u pritën nga ambasadori i Kosovës në Katar

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, janë pritur ngrohtësisht nga ambasadori i Kosovës në Katar, Amir Ahmeti dhe stafi diplomatik i Kosovës.

Presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm Haxhijaj, po marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të ANOC-ut, që mbahet në Doha. Drejtuesit e KOK-ut e përgëzuan ambasadorin Ahmeti për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Doha më 9 shtator 2019 dhe njëkohësisht e uruan për fillimin e mbarë.

Të dyja palët biseduan për shumë tema, me theks të veçantë mundësinë e investimeve të Katarit në insfrastrukturën sportive në Kosovë.

Në lidhje me këtë, të dyja palët u pajtuan për bashkërendim të aktiviteteve të përbashkëta për tërheqjen e investitorëve të Katarit në Kosovë, si dhe hartimin e projekteve, me të cilat do të aplikohet për financim nga fondacione të ndryshme dhe organizata qeveritare të këtij vendi.

Drejtuesit e KOK-ut dhe ambasadori Ahmeti biseduan edhe për çështje tjera në interes të përbashkët.