09:45 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dreka e Bajramit, festa rreth tavolinës!

Festa e Bajramit sjell një atmosferë gëzimi që përcillet shpesh edhe me angazhime të shumta familjare. Këtë festë e karakterizon dreka familjare e cila mbledh së bashku gjithë familjen.

Mesazhi më i bukur i kësaj feste është pikërisht përreth tavolinës suaj dhe sa herë e mendoni se si do të duket ajo gjatë kësaj feste, mos harroni të kujtoni edhe vendin e familjes tuaj, aty ku mund të drejtoheni dhe t‘i keni të gjtha ato që dëshironi në tavolinën tuaj gjatë kësaj dite.

Duke nisur me aksionet e ndryshme që do të jenë gjatë kësaj jave në Albi Market e kur e gjithë familja shijojnë festën: cilësia, shërbimi, pastërtia, çmimet dhe ofertat e shumta ditore vazhdojnë të na veçojnë nga të tjerët.

Është “Furra Albi”, ajo, ku ju mund të keni një qasje të lehtë të përzgjedhjes së gjërave që dëshironi t’i keni, duke filluar nga shumëllojshmëria e pjekurinave, të përgatitura me një shije delikate.

Ajo që e karakterizon më shumë përzgjedhjen tuaj për të vizituar Albi Hipermarket pikërisht gjatë kësaj feste është “Bakllava” e përgatitur në mënyrën më të mirë, si në kushte shtëpiake, me petë të holluara, duke ju servuar një shije të parezistueshme të saj, të përgatitur nga gratë që kanë eksperiencë në përgatitjen e bakllavës.

I bashkëngjisim kësaj përgatitje edhe ëmbëlsirat e shumta të cilat edhe mund t’i porosisni paraprakisht.

Po ashtu ofrojmë për ju edhe mish të viçit të freskët, me vlera të larta ushqyese, i përzgjedhur me shumë përkushtim nga stafi profesional në Albi Market.

Mos harroni,të gjitha aksionet dhe ofertat e ndryshme të cilat mund t’i shfrytëzoni për të pasur një drekë të begatë festive mund t’i gjeni në fletushkën të cilën mund ta gjeni të renditur më poshtë.