19:57 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / OSH

Dren Abazi do të performojë në “Sunny Hill” në Tiranë

Kanë filluar përgatitjet për mbajtjen e festivalit ‘Sunny Hill’ në Tiranë.
Në faqen zyrtare të këtij festivali në Instagram janë duke u bërë publike emrat e artistëve që do përformojnë në mbrëmjet e këtij festivali.

Sot, organizatorët konfirmuan edhe artistin e njohur shqiptar, Dren Abazi i cili pritet të këndojë përgjatë njërës nga tri netëve të festivalit.

Festivali pritet të mbahet nga data 26-28 gusht në kryeqytetin shqiptar.