Dren Gashi fillon aksionin për ndihmën e familjeve në nevojë

Futbollisti i Ferizajt, Dren Gashi ka filluar një aksion për të ndihmuar familjet me nevojë.
Kjo është bërë e ditur nga vet futbollisti në fjalë përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’. Mes tjerash, Gashi ka theksuar se të gjithë duhet ndjekur shembullin e humanistit, Halil Kastratit, shkruan IndeksOnline.
“Sot filluam aksonin i cili do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Të gjithë mund të bëhemi ‘Halil Kastrata’ në aspektin e mirë dhe të vullnetit të mirë e jo duke pritur që familjet në nevojë të ndihmohen vetëm nga një njeri i cili nuk di të ndaluar. Së bashku ta ndimojmë njëri tjetrin” – ka shkruar sulmuesi i Ferizajt.