14:35 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dren Gashi, heroi i mbijetesës – koha për t’u bërë kampion i Superligës

Futbollisti tejet kualitativ, Dren Gashi edhe këtë sezon u përball me sfidën e mbijetesës me skuadrën e Ferizajt.

Skuadra e Ferizajt nuk arriti të mbijetoi dhe sezonin tjetër do të bëj gara në Ligën e parë, transmeton Indeksonline.

Image may contain: one or more people and people standing

Por, për Gashin ky sezon ishte një “deja vu”, pasi në karrierën e tij është përballur shpeshherë me barazhin dhe mbijetesën.

 Dreni në të kaluarën kishte luajtur edhe për kampionin e Kosovës, Dritën. Por, kur kishte luajtur për ekipin gjilanas, Gashi kishte luftuar për mbijetesë.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Kështu i kishte ndodhur edhe sa ishte pjesë e Ramiz Sadikut. Gashi fatkeqësisht edhe sa ishte pjesë e ekipit më të trofeshëm në Kosovë, Prishtinën, kishte luftuar për mbijetesë.

Ishte pikërisht goli i Gashit që e kishte mbajtur në Superligë Prishtinën. Në atë sezon, Gashi e kishte fituar edhe Kupën e Kosovës.

Tashmë, Gashi duket se do të synoj një skuadër që lufton për titull e jo për mbijetesë. Në çdo skuadër që ka luajtur, ka qenë ndër futbollistët kryesor në skuadër. /Indeksonline/