Dren Gashi vazhdon karrierën në Shqipëri, nënshkruan me klubin e Kategorisë Superiore

Sulmuesi kosovar Dren Gashi ka nënshkruar kontratë të re me KF Egnatia në Shqipëri.
Ai do të qëndroj edhe një vit tjetër te klubi shqiptar.
“Jam i lumtur për besimin që ma kanë dhënë. Edicionin e kaluar arritëm objektivin dhe tani dua ta sfidoj vetën në Kategorinë Superiore” deklaroi Gashi për Indeksonline.
Ekipi nga Rrogozhina siguroi promovimin në elitën e futbollit shqiptar.
/Indeksonline/