75 Mall Live Search
12:39 / E Shtunë, 18 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Dren Mustafa talenti që premton shumë!

Vendi ynë është i mbushur djem që kanë talentë në futboll, karate, boks e diciplina te ndryeshme sporti por të rrallë janë djemt që zgjedhin të shkojnë në balet duke pas parasyshë qe në vendin tonë baletin ende e shohin me tepër si diciplinë për vajzat.

Shpesh ka ndodhur që djemt ta shuajnë pasionin e talentin e tyre për balet përshkak të paragjykimeve dhe bulizimit. Por Dreni i ka lënë të gjitha prapa shpine dhe po e ndjek pasionin dhe ëndrren e tij për balet.

Dren Mustafa është nxënës i shkelqyeshem në klasën e VI-të në shkollën fillore “Hasan Prishtina”. Ai poshtu ndjek mësimet në klasën e III-të në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” drejtimi Balet.

Dreni me shumë përkushtim ndjek edhe kursin e baletit ne studion “Behia’s Dance”. Edhe pse Dreni i ka vetëm 11 vjet ai ka marrë pjesë ne disa shfaqje si: Arrëthyesi, Liqeni i Mjellmave, La Sylphide, Don Quixote, Coppelia, Bukuroshja e Fjetur, Valsi i Pranveres, poashtu ka marrë pjesë edhe në shfaqjen e organizuar për 50 vjetorin e Baletit Kombëtar të Kosovës.

Dreni është një balerin i vogel por me ëndërra të mëdha, ai punon çdo ditë me shpresen që një ditë të jet një balerin profesionist dhe ta përfaqësoj baletin e Kosovës ne skena evropiane.

Dreni se fundmi ka marrë pjesë audicionin e Baletit Kombëtar të Kosovës për balerinë profesionistë dhe balerinë të vegjël, për shfaqjen e baletit “Arrëthyesi”, shfaqje kjo e cila do të shfaqet si premierë me dt 16 dhe 17 dhjetor të këtij viti ku dhe e ka kaluar ne sukses.