75 Mall Live Search
09:58 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / OSH

Drenas: E gjen vëllain të varur në pyll

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur një person i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Drenas.

Atje një burrë ka njoftuar se të dielën, rreth orës 06:59, rreth 2 kilometra nga shtëpia, në pyll e ka gjetur të varur vëllain e tij.

“Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.