Drenas, Hajdari i PDK-së: Mos u demotivoni, fitorja është e jona

Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK-ja, Petrit Hajdari, ka thënë se ai do të jetë kryetar i Drenasit.
Ai kërkoi nga mbështetësit e tij që të mos demotivohen pas sondazhit që nxori fitues kundërshtarin e tij, Ramiz Lladrovin.
“Shumica e fletëvotimeve janë në kuti. Derisa të vijnë rezultatet na nuk kemi nevojë me u demotivu”, ka thënë Hajdari.