09:51 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Drenas- I hyjnë në lokal dhe i vjedhin pistoleta

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, saktësisht në orën 05:27 një person ka raportuar në Policinë e Kosovës,  se persona të panjohur kishin depërtuar brenda lokalit të tij, i cili është i certifikuar për shitje armësh dhe nga aty i janë vjedhur pistoleta.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se NN personi-at kanë depërtuar me forcë brenda lokalit të tij, i certifikuar për shitje armësh dhe nga aty janë vjedhur armë (pistoleta). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti mbetet nën hetime”, raporton policia.