75 Mall Live Search
10:01 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Drenas-I kërcënoi përmes rrjeteve sociale dy persona, arrestohet

Një person është  arrestuar pasi që ditë më parë, kishte kërcënuar përmes rrjeteve sociale dy persona, transmeton IndeksOnline.

Policia njofton se i dyshuari pasi është intervistuar nga prokurori i rastit, është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.

“Drenas 08.12.2020-18:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili   nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale  kishte kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport./IndeksOnline/