09:46 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Drenas- Kapen duke luajtur bixhoz, policia konfiskon 11 kompjuterë dhe interviston të gjithë të pranishmit

Në pasditen e së mërkurës kishin dalë në një lokal në Drenas, për të luajtur lojëra fati. Policia me të marrë këtë informatë, ka kryer hetimet e nevojshme dhe me urdhër të prokurorit ka kontrolluar lokalin, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollimit janë konfiskuar njëmbëdhjetë shtëpiza kompjuteri dhe një sasi e monedhave në arkë.

Ndërsa janë intervistuar edhe të gjithë të pranishmit në këtë lokal si edhe një person i cili po shtypte tiketa basti online.

Nga lokali janë konfiskuar njëmbëdhjetë shtëpiza kompjuteri dhe një sasi e monedhave në arkë. Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.